Në Pogradec u çel një ekspozitë fotografike me vlera të veçanta historike, kushtuar veprës së fotografit Petro Mesogjiti. Ekspozita u realizua në bashkëpunim me arvanitasin Petros Filippou dhe solli për publikun pamje të rralla të viteve 1940–1941, të fiksuara gjatë luftës Italo-Greke.
Në fotografitë e ekspozuara shfaqeshin zona si Maliqi, Osnati, Dërdusha, Guri i Kamjes dhe vende të tjera, të cilat përmes objektivit të Mesogjitit u bënë dëshmi të çmuara të historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
Organizatorët falënderuan qytetarët dhe të ftuarit që morën pjesë në këtë aktivitet kulturor, duke i ftuar të vizitojnë ekspozitën edhe në ditët në vijim. Sipas tyre, fotografitë e Petro Mesogjitit dëshmojnë se edhe në kohë lufte, arti i fotografisë arrinte të ruante momente të jetës së përditshme, të cilat sot mbeten një kujtesë e gjallë dhe e pazëvendësueshme.


