Falë investimeve të Bashkisë Korçë, shkolla 9-vjeçare Bulgarec tashmë ka një laborator të pajisur me teknologji moderne ICT, duke përfshirë kompjutera të rinj dhe projektorë multimedialë.
Ky laborator do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aftësi digjitale, të punojnë me mjete bashkëkohore dhe të përgatiten më mirë për sfidat e së ardhmes në fushën e teknologjisë dhe arsimit.
Hapja e këtij laboratorit është një përparim i rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit në shkollat e Korçës dhe krijimit të kushteve më bashkëkohore për mësim, duke nxitur kreativitetin dhe inovacionin tek të rinjtë.


