Bota e artit shqiptar është tronditur sot nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një prej figurave më të dashura e më të vlerësuara të skenës dhe ekranit, aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci. Ai u shua në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike në teatër, film dhe letërsi.
Petrovci njihej për talentin e tij të shumëanshëm, që nga rolet e paharruara në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës e deri te interpretimet e fuqishme në film dhe dramaturgitë e tij. Karriera e tij e gjatë dhe kontributi i pandalshëm e bënë një prej personaliteteve më të respektuara të kulturës shqiptare në të gjitha trojet.
Largimi i tij lë një boshllëk të madh për artdashësit dhe kolegët, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten frymëzim për brezat që vijnë.


