Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi sot një vizitë pune në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë, ku inspektoi nga afër punimet e kryera dhe ndryshimet e fundit në këtë institucion.
Gjatë vizitës u prezantua salla e re e monitorimit, e rikonstruktuar dhe e pajisur me teknologji moderne sigurie, që rrit ndjeshëm standardet e kontrollit dhe efikasitetin e mbikëqyrjes.
Po ashtu, u vizituan programet arsimore e profesionale për të dënuarit, si kurset e pastiçerisë dhe rrobaqepësisë, të cilat synojnë përgatitjen e tyre për një jetë të integruar pas përfundimit të dënimit.
Në mbyllje të inspektimit, z. Qose vlerësoi angazhimin e stafit, duke theksuar se mbështetja për institucionet e vuajtjes së dënimit do të vijojë me synimin për të rritur standardet e punës dhe për të krijuar kushte më të mira si për të dënuarit, ashtu edhe për punonjësit.


