Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive u zhvillua si një moment i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjitha njësive vendore të vendit.
Takimi shërbeu për të ndarë përvoja konkrete, për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të diskutuar zgjidhje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve.
Për Bashkinë e Korçës, prioritet mbetet përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, forcimi i transparencës dhe rritja e investimeve që prekin jetën e përditshme të banorëve.
Ky bashkëpunim mes bashkive është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, më efikase dhe me cilësi më të lartë për qytetet e vendit tonë.


