Në Korçë ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal për periudhën 2025–2026. Të parët që po marrin dozën mbrojtëse janë mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor i qendrave shëndetësore dhe spitaleve të qarkut.
Ky hap synon mbrojtjen e vetë personelit, të familjeve të tyre, pacientëve dhe komunitetit në tërësi. Autoritetet shëndetësore bëjnë apel që edhe qytetarët të vaksinohen, duke theksuar se parandalimi është mbrojtja më e mirë ndaj gripit sezonal.
“Shëndeti i personelit shëndetësor është garanci për shëndetin e të gjithëve,” – u shprehën përfaqësues të NJVKSH Korçë, duke falënderuar të gjithë profesionistët për përkushtimin dhe përgjegjësinë e treguar.