Një banesë në fshatin Strelcë të bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit, e moshuara që jetonte aty nuk ndodhej në banesë.
Sipas informacionit paraprak të repartit zjarrfikës të Maliqit, shkak i mundshëm i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.