Dy shkolla 9-vjeçare në qytetin e Korçës, “Pandeli Cale” dhe “Naum Veqilharxhi”, janë pajisur me laboratorë të rinj të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, falë investimit të Bashkisë Korçë.
Laboratorët modernë janë të kompletuar me kompjutera bashkëkohorë dhe projektorë multimedialë, duke u krijuar nxënësve mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi digjitale sipas standardeve të kohës.
Ky projekt synon modernizimin e procesit mësimor dhe përgatitjen më të mirë të brezit të ri për sfidat e së ardhmes, duke ofruar kushte më cilësore në arsim.


