Në Podgorie u zhvillua një takim i organizuar nga Bashkia Maliq me blegtorë, kryetarë fshatrash, punonjës të policisë dhe përfaqësues të komunitetit të Njësisë Administrative Vreshtas.
Në qendër të diskutimeve ishin çështje të rëndësishme si lirimi i tokave të zëna, pastrimi i mbetjeve, ndalimi i kullotjes në fushë, parandalimi i zjarreve si dhe ngritja e stallave jashtë zonave të banuara.
Gjatë takimit, Bashkia Maliq vlerësoi kontributin e çdo blegtori dhe fermeri, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të mbrohet prona dhe të garantohen interesat e përbashkëta të komunitetit.


