Të premten, më 26 shtator, Skënderbeu do të presë Laçin në orën 19:00 në duelin kryesor të javës së 5-të, një sfidë vendimtare për kreun e tabelës.
Korçarët udhëheqin me 10 pikë, ndërsa kurbinasit ndjekin me 9, duke bërë këtë takim një duel direkt për kryesimin.
Përpara ndeshjes, skuadra ka planifikuar vetëm 4 seanca stërvitore, me synimin për të konfirmuar statusin e pathyeshmërisë dhe për të qëndruar në krye të Kategorisë së Parë.
Të shtunën zhvillohen katër ndeshje të tjera, por gjithë vëmendja e tifozëve do të mbetet në Korçë dhe duelin e Skënderbeut.


