Policia e Korçës ka vënë në pranga tre shtetas dhe ka nisur procedim penal ndaj dy të tjerëve, për shkelje të ndryshme ligjore.
Në fshatin Lavdar, u arrestua 37-vjeçari T. K., i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa në fshatin Çiflig, 26-vjeçari K. T. u ndalua pasi qarkullonte pa leje drejtimi. Po ashtu, në aksin “Korçë-Pogradec”, 64-vjeçari T. D. nuk iu bind urdhrit të policisë për kontrollin e dokumenteve, duke përfunduar në pranga.
Nga hetimet e Komisariatit të Policisë Korçë, është proceduar penalisht 54-vjeçari V. B., i dyshuar për prerjen e 15 metër kub lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, ndërsa në Devoll ka nisur procedim penal për 28-vjeçarin E. D., i cili me vetëgjyqësi i kishte mbajtur automjetin një 43-vjeçari.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


