Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë organizoi edicionin e parë të ekspozitës fotografike “Një udhëtim vizual në zemër të Juglindjes”.
Ekspozita solli në qendër të vëmendjes pasuritë natyrore, historike dhe kulturore të Qarkut të Korçës, me synim promovimin e atraksioneve turistike dhe nxitjen e modeleve të reja rajonale të turizmit.
Në përmbyllje të aktivitetit u ndanë çmimet për fotografitë më të bukura, si një vlerësim për pasionin dhe talentin e pjesëmarrësve.
Fituesit e ekspozitës:
1. Aida Dhefto – Liqeni i Prespës
2. Emi Divjaka – Pogradec
3. Xhulia Pecani – Korçë
Urime tre fotografëve që sollën me objektivin e tyre imazhe të veçanta, duke nxjerrë në pah bukuritë e juglindjes shqiptare.


