Pogradeci u kthye në qendër të poezisë me organizimin e edicionit të parë të Festivalit të Poetëve Bregliqenorë Pogradec–Ohër–Strugë. Aktiviteti u zhvillua me iniciativën e Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale Pogradec, Komunën Strugë, Komunën Ohër, Bibliotekën Publike “Mitrush Kuteli”, Bibliotekën “Vëllezërit Miladinovci” Strugë dhe Bibliotekën Kombëtare “Grigor Prliçev” Ohër.
Në festival interpretuan krijimet e tyre 17 poetë bregliqenorë, të cilët sollën emocione të forta dhe vlera të reja në letërsinë dhe artin poetik të tre qyteteve.
Ky festival ka si qëllim promovimin e poetëve të njohur dhe të rinj, duke sjellë në një Antologji Digjitale krijimet poetike të tyre, si dhe promovimin kulturor të qyteteve pritëse. Pas Pogradecit, edicionet e ardhshme do të mbahen në Ohër dhe Strugë.


