Një ngjarje e rëndë është shënuar në mbrëmjen e datës 30 shtator në fshatin turistik Tushemisht, Pogradec, ku ka humbur jetën një 75-vjeçar. I moshuari, i identifikuar me inicialet K. Ç., u gjet i pajetë në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.
Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko–ligjor, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.


