Në kuadër të 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, në një nga qendrat ditore të moshës së tretë në Korçë u zhvillua një aktivitet i veçantë, kushtuar respektit dhe vlerësimit për brezin e të moshuarve.
Bashkia e Korçës, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut dhe Fondacionin “Misioni Emanuel”, theksoi angazhimin e vazhdueshëm për përkujdesjen ndaj të moshuarve, përmes qendrave ekzistuese në qytet dhe shërbimit në familje për ata që jetojnë vetëm. Së shpejti, një qendër e re do të hapet edhe në fshatin Bulgarec, duke zgjeruar kështu shërbimet dhe mbështetjen për këtë kategori.
Ky moment u shoqërua gjithashtu me thirrjen për të mos harruar rëndësinë e vullnetarizmit, duke nënvizuar se secili prej nesh mund të ofrojë kujdes, afërsi dhe mbështetje për të moshuarit që kanë nevojë.


