Pogradeci nuk ia doli të ruante avantazhin e dy golave në shtëpi, duke u mposhtur nga Luftëtari me rezultatin 2-3 në javën e 6-të të Kategorisë së Parë.
Diamanti (9’) dhe Isteri (34’) e çuan skuadrën vendase në epërsi, por miqtë reaguan fuqishëm dhe përmbysën gjithçka, me Nianguila që vulosi suksesin në minutën e 83-të.
Një humbje që lë shije të hidhur për Pogradecin, ndërsa Luftëtari feston një fitore të madhe në transfertë


