Ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një vajzë e mitur, rreth 14 vjeçe, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
E mitura është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


