Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku një i ri është gjetur i dhunuar nga banorët e zonës.
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Burime spitalore konfirmojnë se i riu ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe thyerje gishtash. Vetë i riu është shprehur se nuk e mban mend se kush e ka dhunuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.