Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme pranë terminalit të autobusëve në Korçë, ku një qytetar ka humbur jetën papritur. Sipas dëshmitarëve, ai ishte duke kaluar rrugën kur është ndjerë keq dhe është rrëzuar në trotuar.
Forcat e policisë dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, qytetari nuk arriti të mbijetonte. Paraprakisht dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta ka qenë një atak kardiak.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


