Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë – Policia arreston një drejtues motomjeti pa leje dhe procedon disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    Aktualitet October 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në qarkun e Korçës, policia ka kryer gjatë 24 orëve të fundit disa veprime ligjore, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për shkelje të ndryshme, që nga drejtimi pa leje e deri te rastet e dhunës dhe pronës.

    Në Devoll, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërkohë, në Maliq, nisi procedimi penal për M. K., 65 vjeç, i cili, duke drejtuar automjetin, ka përplasur lehtë një këmbësor 64-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Në qytetin e Korçës, policia po heton disa raste të dhunës për motive të dobëta.
    Materialet u referuan në Prokurori për S. Dh., 42 vjeçe, e cila dyshohet se ka ofenduar dhe goditur një vajzë 13-vjeçare; për B. R., 58 vjeç, që dyshohet se ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur me thikë një 31-vjeçar; si dhe për R. H., 31 vjeç, dhe një shtetas ende të paidentifikuar, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi kanë goditur me grushta një 37-vjeçar që po merr mjekim në spital.

    Një tjetër rast u regjistrua në Bilisht, ku specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit shpallën në kërkim shtetasin V. Sh., alias F. Sh., 35 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, pasi ka goditur me thikë në fytyrë dhe në dorë xhaxhain e tij.

    Ndërsa në fshatin Klocë, është proceduar penalisht J. M., 26 vjeç, pasi automjeti që drejtonte rezultoi i vjedhur në shtetin gjerman. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.