Pogradeci në Kombëtare!
Një tjetër djalë liqeni vesh fanellën kuqezi! Klisman Cake, mbrojtësi 26-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës, ka marrë thirrjen e parë nga trajneri Sylvinho për sfidat e radhës ndaj Serbisë dhe Jordanisë.
Ky moment nuk është vetëm krenari për familjen e tij, por edhe për gjithë Pogradecin, që sheh talentin e qytetit të tyre të arrijë skenën më të madhe të futbollit shqiptar. Nga rrugicat pranë liqenit e deri te stadiumet ndërkombëtare, rruga e Klismanit tregon se ëndrrat realizohen me përkushtim dhe pasion.
Një histori frymëzuese për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të veshin fanellën kuqezi!


