Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar në flagrancë shtetasi M. V., 20 vjeç, banues në fshatin Bregas, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasja V. Ç., 41 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.
Policia bën me dije se rastet e dhunës në familje vijojnë të mbeten të larta në zonën e juglindjes së vendit, ndërsa apelon për denoncimin e çdo rasti të tillë për të parandaluar ngjarje të rënda.