Skënderbeu u mund 2-1 në miqësoren ndaj Strugës, zhvilluar në Korçë. Miqtë nga Maqedonia e Veriut kaluan në avantazh në minutën e 6-të me Radeskin, ndërsa Nasri barazoi për korçarët në minutën e 18-të.
Në pjesën e dytë, Sevtoski shënoi golin vendimtar në minutën e 73-të, duke i dhënë fitoren Strugës. Takimi shërbeu si test i vlefshëm për të dy skuadrat, që po paraqiten mirë në kampionatet respektive.