Tensionet para ndeshjes Serbi–Shqipëri kanë nisur herët në Leskovac. Autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas italian 35-vjeçar, me inicialet E.E., pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ai akuzohet për “nxitje të urrejtjes nacionaliste dhe raciste”. Serbia ka shpallur masa të ashpra sigurie për të parandaluar çdo shfaqje të simboleve shqiptare në dhe rreth stadiumit, ndërsa situata mbetet e tensionuar në prag të përballjes.