Nga 28 tetori deri më 1 nëntor, Korça do të jetë sërish skena e artit figurativ, duke pritur piktorë e artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës në edicionin e 15-të të kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios”.
Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore, që mban emrin e mjeshtrit të madh Vangjush Mio, i kushtohet krijimtarisë, ngjyrave dhe bashkimit përmes artit, duke e kthyer Korçën në një qendër të frymëzimit dhe dialogut kulturor.
Në këtë edicion pritet që artistët pjesëmarrës të sjellin krijime që reflektojnë peizazhet, ndjesitë dhe shpirtin e vendit, duke i dhënë jetë një atmosfere unike arti e miqësie në qytetin e serenatave.