Një grup prej rreth 83 bletarësh nga Shoqata e Bletarëve të Serbisë zhvilloi sot një vizitë në kompaninë “Morava” në Shqipëri, duke njohur nga afër praktikat dhe përvojën shqiptare në fushën e bletarisë.
Takimit iu bashkuan edhe bletarë nga Shoqata e Bletërritësve të Bitolës, Maqedonia e Veriut, duke e kthyer këtë aktivitet në një mundësi të rëndësishme për bashkëpunim rajonal dhe shkëmbim profesional.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimin e sektorit, inovacionin në prodhimin e mjaltit dhe sfidat që përballen bletarët në rajon.
Në përfundim, përfaqësuesit e “Morava”-s falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për interesin dhe frymën pozitive të bashkëpunimit, duke e bërë këtë ditë një shembull të shkëlqyer miqësie dhe profesionalizmi.