Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.
Ekipi i Maliqit do të zbresë në fushë të dielën, në një transfertë të vështirë ndaj Shkumbinit, një kundërshtar me ambicie për t’u ngjitur në kategori më të lartë. Trajneri Egli Malesia pritet të përballet me sfidë të fortë, por Maliqarët synojnë të marrin rezultat pozitiv për të ruajtur ecurinë e mirë në kampionat.
Nga ana tjetër, Devolli do të luajë në shtëpi ndaj Partizanit “B”, një skuadër që shpesh aktivizon futbollistë nga ekipi i parë i Superiores, çka ngre diskutime për barazinë e garës në këtë nivel kompeticioni.
Ndryshe nga ndeshje të tjera të kësaj jave, Devolli do të luaj te hënën,shtyrje qe nuk duhet ta kishte lejua per te shmangur mundësinë që Partizani “B” të përforcohet me lojtarë të ekipit të parë, të cilët nuk kanë luajtur në fundjavë.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për pozicionimet në grup, me synimin që skuadrat e qarkut të Korçës të mbeten në garë për zonën e kreut.


