Ekipi i vajzave të Pogradecit po shkëlqen në parket, duke u konfirmuar si një prej pretendenteve kryesore për titullin kampion në Superligën e volejbollit për femra.
Në ndeshjen e radhës, skuadra liqenore zhvilloi një paraqitje spektakolare, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 3–1, në një sfidë të fortë dhe me nivel të lartë loje. Atmosfera në palestrën e Pogradecit ishte elektrizuese, ndërsa vajzat verdhë e blu dominuan me pasion dhe vendosmëri në çdo set.
Me këtë fitore të rëndësishme, Pogradeci ngjitet në krye të renditjes, duke e konsoliduar pozitën si skuadra më në formë e kampionatit dhe një rivale serioze për trofeun.


