Vajza 6-vjeçare që mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj në Maliq është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Burime nga spitali i Korçës bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është kritike, pasi ka pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas dëshmive të fqinjëve, e mitura ka mundur të shpëtojë në çastet e fundit duke u hedhur nga dritarja e banesës së përfshirë nga flakët.
Fatkeqësisht, nëna dhe vëllai 14-vjeçar i saj humbën jetën në vendngjarje si pasojë e asfiksisë nga tymi. Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë komunitetin e Maliqit.


