Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të bojkotojë për 5 ditë të gjitha proceset gjyqësore.
Ky vendim ka ardhur pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit. Datat që do të bojkotohen janë 20-25 tetor.
Në një vendim unanim, Komiteti thekson se pas kontaktit të drejtpërdrejtë me avokatin Barjami dhe shqyrtimit të hollësishëm të ngjarjes, situata u konsiderua “tepër e rëndë” dhe kërkon reagim institucional urgjent.


