Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me punonjësit e drejtorive rajonale të institucioneve të varësisë së ministrisë në qarkun e Korçës.
Gjatë takimit u diskutua hapur mbi problematikat dhe sfidat që ndesh sektori bujqësor, si dhe mbi mënyrat për forcimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj fermerëve.
Salla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndershëm dhe përkushtimit profesional të ekipeve në terren, si rruga e vetme për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm rural.
“Jam i bindur se vetëm përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit mund të ecim me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Europian,” – u shpreh ministri.
Në fund, ministri falënderoi të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë që çdo ditë kontribuojnë për forcimin e bujqësisë shqiptare dhe zhvillimin e zonave rurale.


