Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Libonik të Maliqit, ku një 36-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh në banesën e saj.
Pas njoftimit të marrë, familjarët dhe fqinjët kanë ndërhyrë në kohë, duke e dërguar gruan menjëherë në spital. Falë ndërhyrjes së mjekëve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, Komisariati i Policisë Maliq ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen J. P., 36 vjeçe, lidhur me ngjarjen. Policia po punon për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.


