Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqëzimi i fshatit Çerravë janë nisur me ambulancë për në spitain e traumës në kryeqytet.
Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet pasi kishin “Politraumë” e cila trajtohet vetëm në kryeqytet.
Me më shumë plagë nga të dy të plagosurit paraqitet gruaja.
Dy të turistët ishin duke udhëtuar me motorr nga Korça në drejtim të Pogradecit dhe pranë kruqëzimit të Çerravës mjeti tip BMW ju ka prerë rrugën duke shkaktuar përplasjen.


