Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, në disa akse rrugore është shënuar prezencë uji dhe rënie inertesh. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Strukturat e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar dhe për të parandaluar ngjarjet rrugore.
Ndërkohë, po vijon bashkëpunimi me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, janë regjistruar rënie inertesh në rrugë.


