Çështja e pezullimit të volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, pas kërkesës për “testin e gjinisë”, ka tronditur botën sportive shqiptare dhe ka ngjallur reagime të forta.
Në mbështetje të saj kanë dalë shoqet e ekipit të Dinamos, me në krye kapitenen Elena Bego, e cila ka ndarë një mesazh publik në rrjete sociale, të pasuar më pas nga të gjitha volejbollistet blu.
“Ka qenë një turp i madh në lidhje me këtë situatë dhe me mënyrën si është trajtuar Nayara. Kemi qenë në çdo moment me shoqen tonë, një vajzë shumë e fortë që po përballet me padrejtësi,” shkruhet në reagimin e tyre.
Vajzat e Dinamos e konsiderojnë vendimin e federatës një “sulm të turpshëm ndaj dinjitetit njerëzor dhe imazhit të sportit shqiptar”, duke theksuar se “për to flasin rezultatet, jo zhurmat jashtë fushës”.


