Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça Open Air 2025 sjell spektaklin e fluturimeve – Pilotë nga Europa dhe rajoni në qiellin e Korçës

    Aktualitet October 31, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për të dytin vit radhazi organizohet në aerodromin e Lumalasit në Korçë, kampionati i fluturimeve të lira “Korça Open Air”,  ku kanë marrë pjesë pilotët më të njohur shqiptarë por e të ardhur nga vende të ndryshme të Europës.

    Për presidentin e federatës së aeronautikës Alket Islami, Lumalasi ofron kushte të përshtatshme për fluturime të këtij lloji madje me përfundimin e terminalit të aeroportit krijohen kushte fluturimi për pilotë që vijnë nga vende të huaja.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Lumalasi është qershia mbi tortë në Korçë për sportet e ajrit, këtë vit dhe vjet por vjet nuk kishte mbaruar infrastruktura, është test për 2029 per zhvillimin e kampionatit botëror, pasi Korça e meriton, madje e terminali mbrapa krahëve tanë është luks me gjithë shërbimet shtesë, çdo gjë është gati të bëhen evente me të mëdha ndërsa ky event ka pilotët me të mirë të Europës.”

    Migjen Shala eshte nga pilotët e top listës së fluturimeve europiane, madje se bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes janë nga pilotët më të mirë europiane të grupmoshave të ndryshme.

    “Nuk ka qenë e lehtë pasi të renditesh në top 10 e botës përpiqemi të shkojmë në top 3 me të mirë të botës. Ne fluturojmë me vëllain, vajzën e vëllait dhe djalin tim. Djali im është i 18 i botës dhe junior i tretë i botës. Çdo garë është emocion sidomos kur ke pjesëtarët e familjes.”

    Antonio Shvolcak është piloti slloven që ka nisur këtë sport në 1978 dhe ende sot ka fuqi të ngrihet, duke fituar çmime të rëndësishme në karrierë.

    “Kam nisur si parashutist në vitin 1978, ndërsa në Korçë kam qenë në 2011. Vazhdoj ende të fluturoj, kryesisht me stile të lira, sot do të fluturoj përsëri. Kam qenë në vende të ndryshme të Shqipërisë ndërsa kam fituar çmime kampion në disa vende të Ballkanit. Do fluturoj sa të kem fuqi.”

    Mbi 40 parashutistë nga Shqipëria, rajoni dhe bota do të jenë në Korçë për 3 ditë, ndërsa ky sport po merr një hov edhe për shkak të investimeve vitet e fundit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.