Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kolonja, muzë e vjeshtës: mbi 45 artistë marrin pjesë në koloninë tradicionale të piktorëve

    Aktualitet November 2, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për të 8-tin vit radhazi, Kolonja është shndërruar në një atelie të hapur arti, ku mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse po sjellin në telajo ngjyrat dhe magjinë e vjeshtës në këtë krahinë të bukur të juglindjes.

    Për tre ditë me radhë, artistët po pikturojnë peizazhet e veçanta, monumentet kulturore dhe atraksionet turistike që ofron Kolonja – nga mali i Gramozit e deri në kishën e Borovës, nga Rehova e deri në Qafën e Qarrit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Piktorët pjesëmarrës e përshkruajnë këtë edicion si më të veçantin, falë atmosferës së ngrohtë dhe ngjyrave të pasura që ka sjellë vjeshta.

    “Kam ardhur disa herë në Kolonjë, madje edhe privatisht, sepse më pëlqen shumë relievi dhe mali i Gramozit – një skulpturë në natyrë. Këtë vit, vjeshta këtu është më e bukur se në Korçë apo Pogradec. Po kënaqemi duke pikturuar.” është shorehur piktori Pashk Përvathi.

    Një tjetër piktor pjesëmarrës ka thënë: “Çdo vit është më bukur se më parë. Po pikturoj malin e Gramozit dhe Ersekën. Kolonja është frymëzim i pafund.”

    “Kolonja ka peizazhe që të mahnisin, nga Qafa e Qarrit deri në Leskovik. Sot po pikturoj kishën e Borovës, një vend që të flet vetë me historinë e tij.” është shprehur një tjetër artiste.

    Kuratori i kolonisës, Fatmir Toçi, thekson se kjo veprimtari është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme që bashkon artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke i dhënë jetë një dimensioni të ri kulturor dhe turistik për Kolonjën.

    “Kjo është kolonia e 8-të që zhvillohet në Kolonjë. Arti këtë herë është në shërbim të zhvillimit turistik dhe promovimit të zonës. Piktorët po japin një kontribut të çmuar për ta bërë Kolonjën më të njohur përmes veprave të tyre.”

    Në përmbyllje të aktivitetit, një pjesë e pikturave të realizuara do t’i dhurohen fondit të Galerisë së Arteve në Kolonjë, duke pasuruar më tej trashëgiminë kulturore të kësaj treve që çdo vjeshtë e kthen artin në festë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025

    Ata që i dhanë zë Korçës për një shekull – Kujtesë për korin legjendar “Lira”

    November 4, 2025

    Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në një vizitë zyrtare në Bashkinë e Korçës

    November 4, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Universiteti i Korçës sjell për herë të parë në Shqipëri modelimin e sektorit të bujqësisë

    November 3, 2025

    Nisin punimet në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë

    November 3, 2025

    Korça Open Air 2025 – Qielli mbi Korçë u mbush me adrenalinë dhe emocion

    November 3, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë

    October 30, 2025

    Pogradec-Korçë/Kontrolle dhe verifikime intensive, kundër zënies dhe shfytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave

    November 1, 2025

    Shkarkime në Policinë e Korçës pas ngjarjes në Devoll, largohet drejtori Erion Ahmeti, pezullohet zëvendësi Hajri Kushe

    November 1, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.