Maliqi është mundur në transfertë nga Oriku me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku polemikat për vendimet arbitrale nuk munguan. Të dy golat e ekipit vendas janë konsideruar të diskutueshëm: i pari për pozicion të dyshimtë jashtë loje, ndërsa i dyti pas një ndërhyrjeje të dyshimtë mbi portierin e Maliqit.
Pavarësisht kësaj humbjeje, skuadra vazhdon të tregojë karakter dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja në sfidën e radhës në shtëpi, ndaj Ballshit “B”.


