Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Pogradec do të zhvillojnë një takim konsultues me publikun në kuadër të Programit të Zhvillimit Rajonal të Integruar (IRDP), me financim nga KFW dhe mbështetje të BMZ No.: 201867175.
Takimi, i titulluar “Diskutim me Publikun”, do të mbahet të mërkurën, më 19 nëntor 2025, në orën 11:30, pranë ambienteve të Bashkisë Pogradec. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë autoritetet lokale, përfaqësues të grupeve të interesit dhe banorë të zonës.
Gjatë takimit do të prezantohet projekt-ideja dhe analiza e komponentëve të projektit të ri, që ka në fokus zhvillimin e shëtitores përgjatë liqenit të Pogradecit dhe masat e tjera zhvillimore për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe mjedisore të qytetit.
Diskutimi publik synon të sigurojë transparencë, përfshirje të komunitetit dhe një proces planifikimi gjithëpërfshirës për projektin, i cili pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në jetën sociale, turistike dhe ekonomike të Pogradecit.


