Bashkia e Maliqit ka marrë 82 kërkesa nga qytetarët për përfitimin nga “Paketa e Maleve”, ndërsa portali për aplikim vijon të jetë i hapur. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu bëri të ditur se bashkia ka propozuar tre zona zhvillimore në territorin malor, të cilat i janë dërguar për shqyrtim Ministrisë së Pushtetit Vendor.
Sipas bashkisë, për të përfituar nga paketa qytetarët duhet të kenë në zotërim tokën dhe të aplikojnë në portalin zyrtar. Skema parashikon regjistrim të thjeshtuar të poseduesve jopronarë, dhënien e pronësisë me një çmim simbolik prej 1 euro për ata që prezantojnë plan zhvillimi dhe marrin lejen përkatëse, si dhe përjashtim nga disa taksa për 10 vite për 500 aplikuesit e parë.
“Paketa e Maleve” synon që sipërfaqet e pashfrytëzuara të kthehen në burim zhvillimi lokal dhe të nxisin investimet në zonat malore të bashkisë së Maliqit.


