Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, priti në vizitë Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e artit, kulturës, turizmit dhe edukimit – fusha që bashkojnë njerëzit dhe krijojnë ura miqësie mes dy vendeve.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, kryetari Filo i dorëzoi znj. Kamitsi një Certifikatë Mirënjohjeje në emër të Bashkisë Korçë.


