Korça humb një prej figurave të saj të shquara në botën e koleksionizmit. Kristaq Jorgji, i njohur për pasionin dhe përkushtimin ndaj mbledhjes së objekteve të rralla dhe historike, është ndarë nga jeta.
Të afërmit, miqtë dhe komuniteti i koleksionistëve e kujtojnë atë si një njeri të përkushtuar, me pasion dhe shpirt bujar, i cili gjithmonë ndante njohuritë dhe pasionin e tij me të tjerët.
Korça dhe botë e koleksionistëve humb një personalitet të vyer, por kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përmes pasionit që la pas.


