Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me pjesëmarrjen e qytetarëve.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin Kevin Mucollari, 27 vjeç, banues në Pogradec, i cili akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25, kur Mucollari fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, e më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i këtij këshilli, duke e goditur me grusht.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme procedurale.


