Shërbimet e Policisë Kufitare Shtikë, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, kanë parandaluar një rast të gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë tre shtetas që mbanin me vete një armë gjahu, me të cilën dyshohet se do të kryenin gjueti në mënyrë të kundërligjshme.
Arma e gjahut u sekuestroi në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë thekson se kontrollet në zonat malore do të vijojnë me intensitet për të parandaluar raste të ngjashme.


