Gjykata e Korçës ka vendosur sot lirimin e Kevi Muçllarit, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit. Seanca u zhvillua paraditen e sotme, ku prokuroria kërkoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, por gjykata rrëzoi kërkesën dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit.
Avokati i tij, Endri Çela, deklaroi pas seancës se ndalimi ishte i pajustifikuar dhe se klienti i tij u mbajt padrejtësisht për tre ditë. Muçllari ishte arrestuar tri ditë më parë nën akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, pas një përplasjeje fizike me një këshilltar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit, që kishte në qendër debatin për dhënien me qira të tokave shtetërore në fshatin Çerravë.


