Vazhdon pa ndërprerje puna në zonat me rrisk të Fushës së Maliqit, ku niveli i ujërave mbetet shqetësues për shkak të prurjeve të mëdha. Aktualisht ekipet po punojnë intensivisht në zonën e Pyllit të Fazanëve, pikërisht atje ku bashkohen Lumi Devoll me Lumin Dunavec, duke krijuar një prej pikave më kritike të territorit.
Prurjet në këtë segment kanë arritur maksimumin, ndërsa eskavatoristët dhe punonjësit e Bordit të Kullimit Maliq dhe atij Rajonal Korçë po ndjekin situatën në mënyrë operative, duke ndërhyrë me mjete të rënda për të shmangur daljen e ujërave nga shtrati.
Në këtë ditë të vështirë, një falenderim i veçantë shkon për të gjithë punonjësit në terren, të cilët po punojnë pa pushim për të mbajtur situatën nën kontroll.
Sipas autoriteteve, aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, por monitorimi po vijon me intensitet të lartë.


