Situatë e pazakontë reshjesh dhe stuhie kanë përfshirë juglindjen e vendit në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke sjellë pasoja të rënda. Në Maliq, fabrika e përpunimit të kërmillit është përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike.
Pronari i kompanisë, Kristo Zguri, deklaron se vlera e dëmeve arrin rreth 500 milion lekë të vjetra.
Ndërkohë, qindra hektarë tokë bujqësore në territorin e Maliqit ndodhen aktualisht nën ujë. Probleme serioze janë evidentuar në fshatrat Sovjan, Zvirinë dhe Drithas, ku uji ka depërtuar edhe brenda disa banesave, duke vështirësuar situatën për banorët.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet vlerësimi i plotë i dëmeve gjatë orëve në vijim.


