Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli ka inspektuar në terren situatën e shkaktuar nga reshjet e 24 orëve të fundit.
Ai u ndal fillimisht në Vërdovë ku pa nga afër dëmet e shkaktuara në ura dhe banesa në komunikim me banorët këta të fundit kërkuan zgjerim të shtratit përmes një projekti që ti japë zgjidhje situatave që krijohen në raste të tilla.
Xhakolli u ndal edhe në lumin e Starovës i cili falë investimeve të fundit e përballoi situatën pa dalë nga shtrati, zona pati pëembytje tokash për shkak të bllokimit të disa kanaleve kullues për të cilët do punohet në vijim për ti pastruar.
Në Rrëmenj, Gështenjas e Baçallëk pati problematika me ujrat të cilat u tërhoqën me pushimin e reshjeve dhe do të punohet për minimizimin e dëmeve.
Edhe në lagjen e Gurit të Kuq u ndërhy me mjete të rënda për pasteimin e përroit i cili solli sasi të mëdha inertesh mga kodrat aty pranë.
Ndërhyrje pati edhe në Udënisht e Mëmlisht si dhe në rrugën e fshatit Peshkëpi e cila u mbush me inert si pasojë e prurjeve të shumta.
Për të gjitha dëmet e shkaktuara në terren janë vendosur grupet e emeegjencave për të bërë identifikimin e dëmeve.


