Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë – Zbulohen abuzime në skemën e mbështetjes për fermerët: 8 zyrtarë të pezulluar, 1 në kërkim

    Aktualitet November 28, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas një hetimi të gjatë 18-mujor, Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizoi operacionin policor të koduar “Green Code”, duke zbuluar abuzime të rënda me fondet e skemës kombëtare të mbështetjes për fermerët.

    Operacioni çoi në pezullimin nga detyra të 8 punonjësve publikë: dy inspektorë të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe gjashtë veterinerë të Drejtorisë së Bujqësisë në Pogradec, ndërsa një inspektor tjetër i AZHBR-së u shpall në kërkim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Hetimi ka zbuluar se zyrtarët dyshohet se pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e kontrollit dhe verifikimit të fermave përfituese, duke mos kryer kontrollet në terren dhe duke lejuar përfitime të padrejta financiare. Për këtë favorizim, sipas burimeve zyrtare, ata dyshohet se përfitonin shuma korruptive që varionin nga 10 000 deri në 50 000 lekë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit.

    Të pezulluar nga detyra

    • A. M. (33 vjeç) dhe J. Z. (36 vjeç), banues në Tiranë, me detyrë inspektorë në AZHBR;
    • D. Ç. (57 vjeç) dhe F. I. (54 vjeç), banues në Pogradec, veterinerë në Drejtorinë e Bujqësisë Pogradec.

    Të proceduar për falsifikim dokumentesh

    • E. Gj. (56 vjeçe), P. R. (66 vjeç), B. B. (28 vjeç) dhe E. F. (33 vjeç), të gjithë banues në Pogradec, me detyrë veterinerë shërbimi.

    Në kërkim

    • A. B. (48 vjeç), banues në Tiranë, inspektor i AZHBR-së, për “korrupsion pasiv” dhe “falsifikim dokumentesh”.

    Autoritetet njoftojnë se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë abuzimi dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

    Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme procedurale.

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.