Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë goditur një rast të aktivitetit të paligjshëm të basteve sportive, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 10, në celularin e tij u konstatuan faqe aktive për baste sportive, si dhe komunikime me persona që i dërgonin baste.
Nga veprimet hetimore u proceduan penalisht edhe shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe Th. T., 24 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në celularët e tyre u gjetën gjithashtu faqe të dedikuara për baste sportive. Të tre celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijim të veprimeve procedurale.


